MASË E RE E DETYRIMIT PËR TË MBAJTUR MASKË 🇨🇭 👇🏻

145

👉🏻 Deri më tani që nga 19 tetori, të gjithë njerëzit në ambiente të mbyllura publike si dhe në zonat e pritjes së aeroporteve dhe transportit publik, përfshirë stacionet e trenave, duhet të mbanin maskë në Zvicer.

⚠️ E DETYRUESHME NGA SOT

👉🏻 Vënja e një maske tani është gjithashtu e detyrueshme në ambiente të hapura të mjediseve dhe institucioneve të tilla: dyqane, teatro, kinema, salla koncertesh, restorante, bare si dhe në tregjet e rëndomta dhe tregjet e Krishtlindjeve, njofton Zyra federale e shëndetit publik.
👉🏻 Përveç kësaj, një maskë duhet të mbahet në zona ku gjenden shumë këmbësorë dhe kudo që përqendrimi i njerëzve nuk lejon që të respektohen distanca e nevojshme ( minimum 1.5 m). 👉🏻Detyrimi për të mbajtur maskë vlen edhe për shkollat ​​e mesme II. ( Plotësoj: në Gjenevë shkollë e mesme II quhen Ciklet të cilat fëmijêt i fillojnë pas shkollës fillore.)

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

👉🏻 Në punë, vënja e maskës duhet të mbahet kudo, përveç kur mund të respektohen rregullat e distancës ( një person për shembull kur punon i vetëm në një zyrë.)

👉🏻 Punëdhënësit gjithashtu duhet të lejojnë që punonjësit e tyre të punojnë përmes internetit nga shtëpitë e tyre sa më shumë të jetë e mundur dhe të sigurojnë sigurinë e tyre në vendin e punës.

👉🏻👼🤱👶🏻 Vetëm fëmijët deri në moshën 12 vjeç, njerëzit që nuk mund të mbajnë maskë për arsye shëndetësore dhe klientët në restorante kur ulen në tryezat e tyre përjashtohen nga kërkesa për të mbajtur maskë.

Përktheu dhe përshtati, MLH
Mirishahe Limani Hiler

Comments