Mbappe fiton një çmim të madh në Francë (Foto)

197

Kylian Mbappe është zgjedhur lojtari i ri më i mirë në Ligue 1

Sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe është shpërblyer për formën fantastike të treguar me Monacon këtë edicion në Ligue 1.

Ai në një ceremoni, është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri për edicionin 2016/17.

“Kylian Mbappe është lojtari i ri më i mirë në futbollin francez”, thuhet në njoftimin e Monacos.

Përveç Mbappe, trajneri Leonardo Jardim është zgjedhur trajneri më i mirë, ndërsa portieri Danijel Subasic është zgjedhur portieri më i mirë.

Comments