Mbështeten ndryshimet ligjore: Nga viti i ardhshëm të gjithë pensionet rriten për 700 denarë

197

Këshilli për siguri sociale sot mbështeti ndryshimet ligjore me të cilën nga muaji i ardhshëm do të rriten pensionet për të gjithë pensionistët për 700 denarë.

MÖBEL THEMA

Në seancën në të cilën mori pjesë edhe Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska është biseduar edhe për përputhshmërinë e pensioneve deri në fund të vitit të ardhshëm për shtesë prej 160 deri 200 denarë, me të cilën në vitin 2020 pensionet do të rriten për 900 denarë.

“Shtesa e tretë shtesë bëhet në mënyrë legale dhe e planifikuar me llogaritjet e qëndrueshme dhe në kushte kur kemi stabilitet të sistemit të pensioneve, por edhe në kushte kemi rritje të ekonomisë dhe rritje të pagës minimale për 15 përqind dhe pëe pesë përqind të pagës mesatare. Ndryshime e propozuara ligjore janë bërë në konsultim me Shoqatën e pensionistëve dhe të njëjtat i rishikojmë edhe në Këshillin e sigurisë sociale”, tha Carovska./Telegrafi/

Comments