Mbështetje e fuqishme për Kastriot Sylejmanin dhe kandidatët tjerë

864

Sot në vazhdën e takimeve nëpër
nëndegë, NISMA Socialdemokrate dega në Viti, mbajti takim me qytetarë në Sadovinë informon Faktiditor.ch.

Prezent ishin kryetari i degës z.Kastriot Sylejmani, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Mervan Rexhepi, kryetari i degës në Kllokot, kandidat për deputet dhe Tasim Halabaku kandidat për deputet.

Ndryshe Partisë Nisma për çdo ditë i bashkangjiten figura të reja duke konfirmuar mbështetjen por edhe vizionin për një Kosovë ndryshe.Partisë së kandidatit për kryeministër Fatmir Limaj së fundmi po i bashkangjiten edhe figura të rëndësishme të luftës në Kosovë ,familje të fisme me bagazh kombëtarë dhe të rinj që janë të dëshmuar në profesionet e tyre.Nisma poashtu ka bërë një fushatë krejtësisht ndryshe ,me një orientim të qartë evropian duke u ofruar qytetarëve të vendit një program politik ndryshe në favor të qytetarëve për më shumë mirëqenie sociale,vende të punës,forcimin e sistemit të drejtësisë, ndalimin e migrimit të të rinjve dhe shumë çështje tjera.Faktiditor.ch

Comments