Mbi 120.000 qytetarë janë paraqitur për të marrë vaksinën kundër Covid-19 në Maqedoni

79

Ministria e Shëndetësisë informoi se deri më tani, 3.028 punonjës shëndetësorë kanë marrë vaksinë kundër coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Imunizimi bëhet në spitalin modular në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe kryhet me vaksina nga prodhuesi “Pfizer”, të cilat vendi i mori si donacion nga Serbia”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Sipas tyre, 72.800 qytetarë deri më tani kanë aplikuar për vaksinim përmes faqes në internet “vakcinacija.mk”, dhe 47.569 përmes një mjeku të familjes.

Gjatë ditës, Ministria informoi kompaninë Pfizer-Biontech për të shpërndarë 800.280 doza vaksinash në Maqedoni gjatë këtij viti. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i vaksinave do të bëhet në 4 etapa, ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet këtë muaj kur do të shpërndahen 21.060 doza të vaksinave./Telegrafi/

Comments