Mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së gjatë 2019-ës

143

Gjatë Dhjetorit të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve shqiptarë nëpër dyert e Europës ka prekur nivelin më të ulët që prej korrikut të vitit 2018, tregojnë të dhënat më të fundit të agjencisë europiane të azilit.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë dhjetorit 2019 ishin 1378 shqiptarë të cilët kryen kërkesë për herë të parë për azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian.

MÖBEL THEMA

Muajin paraardhës kjo shifër fiksohej në 1445 të tillë. Përgjatë të gjithë vitit 2019, numri i kërkesa për azil për herë të parë nga shtetas shqiptarë fiksohet në 20,256 individë në total.

Është rreth 12917 numri total i shqiptarëve të cilët presin nëpër kampet e Europës përgjigjen e kërkesës së tyre për strehim, raporton scan.

Të dhënat flasin për 58 përgjigje pozitive gjatë dhjetorit. Pra, janë në total 58 raste në vetëm 1 muaj kur një prej vendeve të Bashkimit Europian i ka dhënë një shtetasi shqiptar statusin e refugjatit, pasi në Shqipëri, atij i rrezikohet jeta.

Kjo vjen pavarësisht faktit se Shqipëria klasifikohet si një vend i sigurtë origjine. Përgjatë të gjithë 2019-ës, janë 607 shtetasit shqiptarë të cilëve i`u është dhënë statusi i refugjatit. Me një normë pranimi në 6%, Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor në këtë drejtim.

Comments