MBI SIMBOLET ILIRE DHE IDENTITETIN GREK E SLLAV

158

Abdulla Mehmeti

MÖBEL THEMA

Raporti i forcave dhe interesave gjeopolitike e gjeostrategjike në botën e sotme po krijon një gjendje të re në shekullin XXI, duke e ndryshuar me këtë edhe historinë e popujve dhe shteteve të rajonit.
Prej sot, më 12 gusht 2019, në bazë të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë (2018) ndalohet përdorimi i simbolit të diellit të “Verginës” në Maqedoninë Veriore. Një periudhë disavjeçare pas pavarësimit të Republikës ish Jugosllave të Maqedonisë (1991) ky simbol është përdorur në flamurin shtetëror të Republikës ish jugosllave të Maqedonisë, sot Maqedonia Veriore.
Shtetet sllave të krijuara në shek. XIX dhe XX, si dhe shteti grek i krijuar nga arvanitasit vendës më 1821, të gjitha simbolet kombëtare, shtetërore dhe fetare të tyre i kanë përvetësuar (falsifikuar dhe përshtatur) nga trashëgimia kulturore dhe historike e popullit vendës ilir-dardan-arbër-shqiptar autokton.
Sidoqoftë, populli maqedonas, i krijuar si komb politik pas vitit 1944, ka më tepër të drejtë t’i përdor këto simbole (të modifikuara) se sa populli i sotëm grek, i cili asgjë nuk ka të përbashkët me helenët-grekët e lashtë.
Kombi i sotëm maqedonas është krijuar kryesisht nga banorët vendës, shqiptarë autoktonë, vllehë dhe të tjerë, ndërsa shumë pak ka element sllav në përbërjen e tij, si përzierje e sllavëve të ardhur nga shek. VII dhe sidomos gjatë shek. XX, në këto hapësira dhe më gjerë.
Më tepër se gjysma e banorëve në Greqinë e sotme (pas Marrëveshjes së Lozanës më 1923), në Maqedoni (Jugore dhe Veriore), Serbi dhe republikat e ish federatës jugosllave (në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci), janë sjellë nga ish republikat e Bashkimit Sovjetik (Azia) në mënyrë të heshtur dhe sistematike. Në mbi gjysmën e territorit të Greqisë së sotme struktura etnike e popullsisë është ndryshuar në dëm të banorëve autoktonë me sjelljen e banorëve të ri, kolonizatorë nga Turqia dhe ish republikat e BRSS-së, në masë mbi dyfishin e banorëve vendës, njëherësh duke i shpërngulur me dhunë banorët shqiptarë vendës nga Greqia, Serbia, Maqedonia, Sanxhaku, Bosnje dhe Hercegovina, nga viti 1878, 1913, 1945 dhe më vonë.
Kolonizatorët nuk mund të thirren në trashëgimi të tyre kulturore dhe historike të falsifikuar dhe përvetësuar nga shqiptarët autoktonë në territoret e pushtuara dhe sunduara me dhunë nga sllavët dhe “grekët” e ardhur, sidomos gjatë shek. XX, në territoret etnike shqiptare në Gadishullin Ilirik.

(12.VIII.2019)

Comments