Mbretëresha Elizabeth II deklarohet rreth largimit të princit Harry dhe Meghan Markle

123

Samiti i sotëm i familjes mbretërore në Sandringham lidhur me vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për të braktisur postet mbretërore, mori fund pas një diskutimi dy orë e gjysmë.

“Sot familja ime kishte diskutime shumë konstruktive mbi të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij,” tha Mbretëresha Elisabeth II në një deklaratë.

 

“Familja ime dhe unë mbështesim plotësisht dëshirën e Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje të re,” vazhdoi ajo.

 

“Megjithëse do të preferonim që ata të mbeten anëtarë të familjes mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje, ndërsa mbeten një pjesë e vlerësuar e familjes time. Harry dhe Meghan kanë sqaruar se nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re. Prandaj është pajtuar që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën dukesha e Sussexes do të kalojë kohën në Kanada dhe Britaninë e Madhe”, u shpreh Mbretëresha Elisabeth II.

MÖBEL THEMA

Elisabeth II shtoi se këto janë çështje komplekse për familjen e saj për t’u zgjidhur, por ka edhe shumë punë për të bërë, derisa ajo ka kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim.

Burime pranë Pallatit Mbretëror thanë për revistën People se Mbretëresha Elisabeth II urdhëroi Harry, William dhe Charles të takoheshin në shtëpinë e vendit të saj të hënën në mënyrë që të “bisedonin gjërat” me Meghan, të cilën e kanë thirrur përmes telefonit pasi që ajo ndodhet për pushime në Kanada.

Harry, 35-vjeç dhe Meghan, 38-vjeç, tronditën botën me vendimin e tyre për të hequr dorë si anëtarë të lartë të Familjes Mbretërore javën e kaluar. Ata zbuluan planet e tyre për të “gdhendur një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni”, shkruan ata në një deklaratë në Instagram.

Samiti i paparë i familjes mbretërore pason një seri diskutimesh urgjente gjatë ditëve të fundit dhe e rrit perspektivën se do të ketë një zgjidhje që do të funksionojë për Dukeshën e Sussexes dhe familjen mbretërore.

Diskutimet e mëparshme që janë zhvilluar midis familjeve të Mbretëreshës, Charles, William dhe Harry dhe Meghan kanë përfshirë gjithashtu qeveritë e SHBA-së dhe asaj të Kanadasë.

Comments