Mbyllet Franca, befason kryeministri: Rastet sot, pacientë dhe viktima nesër

107

Kryeministri francez Jean Castex njoftoi të enjten se qeveria do të zgjasë shtetrrethimin nga ora 21:00 e darkës deri në orën 06:00 të mëngjesit në Paris dhe qytete të tjera të Francës dhe Polinezisë, duke filluar të premten në mesnatë.

Kryeministri tha në një konferencë për shtyp se situata në vend është serioze, për këtë arsye janë marrë edhe masa, që prekin 46 milion francezë.

Banorët duhet të shkarkojnë një certifikatë për aktivitetet e lejuara të tilla si udhëtimi nga ose ikja në punë, për kujdes mjekësor, për të vizituar një të afërm ose për të ecur me një qen.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Sipas Kryeministrit, shkalla e incidencës, që do të thotë numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 për 100,000 banorë, u rrit me 40% në një javë, për të arritur 251 në territorin kombëtar. Shkalla e riprodhimit të virusit është rreth 1.35, që, në terma konkretë, do të thotë dyfishim i numrit të rasteve në pesëmbëdhjetë ditë.

“Qarkullimi i virusit është në një nivel jashtëzakonisht të lartë,” tha Jean Castex. Ai paralajmëroi situata do të jetë më kritike në nëntor. Kryeministri ka bërë parashikimin e frikshëm duke thënë se “numri i të vdekurve do të “vazhdojë të rritet” si rezultat i valës së dytë të epidemisë. “ Shërbimet tona spitalore do të vihen në provë”, tha Kryeministri, duke shtuar se “rastet e reja sot janë pacientët e spitalit të së nesërmes dhe fatkeqësisht ndonjëherë vdekjet e pasnesërme“.

Sipas vendimit të qeverisë për shkelësit do të aplikohet gjoba 135 euro, ndërsa shkelësit e përsëritur mund të përballen me gjobë deri në 3,750 euro. Rreth 12,000 oficerë policie dhe xhandarësh, përveç ekipeve të policisë bashkiake, u vendosën për të zbatuar shtetrrethimin fillestar.

Sakaq, qeveria ka thënë se nuk pret që ora e ndalimit në qytete të ketë një ndikim real në shifra derisa të kalojnë dy ose tre javë.

Comments