Me 45 minuta vonesë fillon seanca e parë për rastin “Reketi”

52

Me 45 minuta vonesë ka filluar seanca e parë për rastin “Reketi”. Ish-prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Mileski-Kiçeec kanë arritur  me kohë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, deri sa nga Burgu i Shutkës u vonua i akuzuari i parë Bojan-Stojanovski- Boki 13.  Seanca duhej të fillonte në ora 10:00. Të tre të akuzuarit sot për herë të parë do të përballen me akuzat në rastin “Reketi”.

Prokuroria për krim të organizuar kundër personave në fjalë, në tetor të këtij viti dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Penale të Shkupit. Sipas tyre i akuzuari i parë Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale ‘larje parash dhe rendimente tjera nga vepra penale’, ndërsa Janeva dhe Milevski dyshohet për “pranim të dhuratës për ndikim kundërligjor”. Ndërkohë, ish-prokurorja speciale Janeva, dyshohet edhe për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.

MÖBEL THEMA

“I akuzuari i parë në periudhën mes nëntorit të vitit 2018 dhe prillit 2019, duke shfrytëzuar autoritetin e supozuar mbi të akuzuarin e dytë – prokuror publikë, ka ndikuar të kryejë veprim zyrtar, i cili nuk është dashur të ndodhë. Ai, duke i shfrytëzuar lidhjet e vendosura paraprake miqësore, ka ndikuar mbi të akuzuarën e dytë, gjatë realizimit të procedurës hetimore në lëndën ‘Perandoria’, për t’ja lehtësuar pozitën dëshmitarit, i cili në këtë lëndë është njëri prej të dyshuarve dhe të cilit me propozim të prokurorit publik i është caktuar masa e paraburgimit. I akuzuari i tretë ka kontribuar me kryerjen e veprës penale me organizimin e takimeve të vazhdueshme të të akuzuarit të parë me bashkëshorten e dëshmitarit, ndërsa më vonë edhe me dëshmitarin, ndërkohë duke i bindur në ndikimin e tyre mbi prokurorin publik”, sqarojnë nga Prokuroria Publike.

Alsat
“360 gradë”
Comments