Më shumë se 10 mijë të vdekur, që nga shpërthimi i coronavirusit në Francë

138

Më shumë se 10 mijë persona kanë vdekur në Francë që nga shpërthimi i coronavirusit, sipas raportit të përditshëm për shtyp nga ministria franceze e shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministria ka deklaruar se 7,091 njerëz kanë vdekur në spital, një rritje prej 607 brenda 24 orëve të fundit.

MÖBEL THEMA

Ndërkaq bëhet e ditur se 3,237 të tjerë kanë vdekur në shtëpitë e kujdesit që nga fillimi i shpërthimit.

Ndryshe më shumë se 30 mijë njerëz aktualisht janë shtruar në Spital të Francës, ndërsa 7,131 prej tyre gjenden në kujdes intensiv.

Sipas statistikave të fundit, Britania e Madhe dhe Franca, janë duke shkuar hapave të frikshëm të Italisë dhe Spanjës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar deri më tani 368 mijë raste, 11 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 19 mijë njerëz janë shëruar. /Telegrafi/

Comments