Mediat amerikane: Aeroplani me 176 udhëtarë u rrëzua nga raketat e Iranit

117

Mediat amerikane raportojnë se Irani ka rrëzuar gabimisht aeroplanin ukrainas të mërkurën mbrëma në kryeqytetin e tij, Teheranin, në të cilin gjendeshin 176 persona.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës besojnë se aeroplani ndërkombëtar i Ukrainës është goditur nga raketa iraniane, raporton CBS.

Autoritetet e Ukrainës më herët kanë thënë se po e analizojnë nëse ndonjë raketë e rrezoi aeroplanin e tyre, por Irani e ka hedhur poshtë këtë, transmeton Gazeta Express.

MÖBEL THEMA

Rrëzimi ndodhi pak orë pasi Irani hodhi raketat në dy baza ushtarake amerikane në Irak.

Televizioni amerikan CBS, duke cituar shërbimin inteligjent amerikan, raporton se një satelit ka detektuar sinjale të dy raketave që u hedhen, të përcjella me një sinjal tjetër të një shpërthimi.

Ndërkaq edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të enjten se “ka dyshimet” e tij rreth rrëzimit të aeroplanit.

“Dikush ka mundur të bëjë ndonjë gabim”, ka thënë Trump në adresimin e tij një natë pasi Irani sulmoi dy bazat ushtarake të SHBA’së në Irak. /Express/

Comments