Lajme, Opinione — September 12, 2017 at 9:06 am

Memorja e shlyer e haraçinasve dhe Zaevi

by

Muhamer Pajaziti

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev për herë të parë në Maqedoni është duke promovuar një parti multietnike me koncept qytetarë.

Nëse do të ishte e vërtetë, ideja dhe vizioni i tij, do të ndodhë relaksimi i marrëdhënieve historikishtë të tensionuara në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Shikuar në kontekst historik, qëllimi i Zaevit duket vështirë i realizueshëm, por shumë shqiptarë tani më i kanë përqafuar fuqishëm politikat e tij.

Madje ai është pritur mirë dhe ka vendosur të kandidoj me një shqiptare në komunën e Haraçinës, komunë që vite me radhë hordhitë policore kishin realizuar qindra aksione, bastisje dhe maltretime të banorëve të kësaj ane.

Shqiptarët si duket kanë marrë guximin për të shlyer memorien dhe harruar të gjitha ngjarjet e trishtueshme, brutale dhe dramat familjare të shkaktuara nga shteti policor maqedonas.

Por, si do të harrojnë ato familje të cilëve u është djegur zemra dhe shpirti, nga ky shtet që për vite me rradhë ka realizuar eksperimente dhe dhunë të paparë ndaj tyre.

Nuk është mirë të kthehemi nga e kaluara, por nuk duhet harrojmë, sepse siç thonë, historia është mësuese e jetës.

Nuk duhet harrojmë Nuredin Nuredinin nga Haraçina, i cili sakrifikoi vehten dhe familjen e tij, vetem e vetem që sistemi të mos e bëj të vehtën që kishte ndërmend, rrezimin e mureve në oborret e shtëpive shqiptare.

Nuredini sot pushon në altarin e lirisë, por shqiptarët duhet të kërkojnë të paktën një kërkim falje dhe garanca të fuqishme, kur një parti maqedonase kërkon votën e tyre.

Pushteti policor maqedonas, i cili akoma nuk është de-instaluar, e shkeli me buldozherë Nuredinin, vetëm pse kundërshtoi një vendim të gabuar për rrëzimin e mureve mbi 120 cm. Ndërsa ne sot nuk duhet ti mbulojnë të gjitha ngjarjet tragjike me buldoxherat e Zaevit.

Jemi për pajtim, mirëpo të tregohet gatishmëria dhe vullneti i vërtetë i palës maqedonase për barazi dhe respektimin e plotë të lirive themelore të shqiptarëve.

Mendoj se Zaev por edhe partitë tjera maqedonasve duhet ta dëshmojnë këtë me vepra, duke filluar nga ndarja e buxhetit dhe respektimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni. Ndryshe skemi pse mashtrohemi, duke pritur Godonë. (INA)

Comments

comments