Mendoi se fitoi lotarinë, telefonoi të gjithë që njihte – të nesërmen e kuptoi të vërtetën e hidhur

592

Një burrë që besonte se ai kishte fituar 50 mijë funte në lotarinë kombëtare, telefonoi të gjithë ata që i njihte, para se të kuptonte se ai kishte fituar vetëm funte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Dean Smethurst, 32 vjeç, të cilit i ishte thënë se kishte fituar Lojën e të Shtunës.

Megjithatë, një punonjëse e një supermarketi i kishte thënë se ata nuk mund të paguanin fitimet dhe se ai do të duhej të kontaktonte kompaninë.

MÖBEL THEMA

Kjo bëri që ai të kontrollonte kushtet në faqen e internetit të Camelot – ku e kuptoi se ky mesazh zakonisht jepet për fitore prej të paktën 50 mijë funte që nuk mund të paguhen në një dyqan me pakicë.

Në një gjendje shoku, Dean – një menaxher supermarketi që ka luajtur lotari për gjashtë vjet – vendosi të telefononte të gjithë që njihte dhe t’u tregonte lajmin.

Ai filloi të mendojë se si do t’i shpenzonte paratë, pa menduar për të kontrolluar numrin e tij.

Megjithatë, kur linjat e telefonit të lotarisë u hapën përsëri të nesërmen në mëngjes, atij iu dha lajmi shkatërrues se fati i tij ishte jo aq i mirë. /Telegrafi/

Comments