Mesha e Krishtlindjes në Prishtinë (FOTO)

351
fresco


Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinës fiks në orën 24:00 ka filluar mesha e Krishtlindjeve, njofton Klan Kosova.

Kështu besimtarët katolikë anembanë botës festojnë lindjen e Krishtit.

Ditëlindja shënohet mes 24 dhe 25 dhjetorit, ku mesha kryesore e Krishtlindjeve fillon në ora 24:00.

Para fillimit të meshës është mbajtur koncerti i përvjetshëm nga fëmijët e famullisë së Prishtinës.

midle

Në meshë janë parë shumë personalitete, mes tyre edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës.

Mesha e mesnatës është pjesë e liturgjisë kristiane që feston ardhjen e Krishtit në jetë.

Vigjilja e Krishtlindjeve festohet përmes kësaj meshe, pasi sipas besimtarëve katolikë edhe Krishti ka lindur në këtë kohë.

Mesha e mesnatës mbahet në të gjitha kishat e botës ku ndizen qirinj dhe kryhen rituale fetare në nderim të Krishtit.

Comments