Messi lë shumë pas Ronaldon, shpallet 225 herë lojtari më i mirë i ndeshjes

60

Lionel Messi është shpërblyer plot 225 herë me çmimin për lojtarin më të mirë të ndeshjes që nga fillimi i sezonit 2010/12, apo 100 herë më shumë sesa Cristiano Ronaldo.

Portugezi renditet pas Messit me 125 çmime të tilla gjatë kohës së tij në Real Madrid dhe gjatë sezonit të kaluar me Juventusin në Serie A.

Messi dhe Ronaldo janë të vetmit futbollistë që kanë arritur t’i grumbullojnë mbi 100 çmime për lojtarin më të mirë të ndeshjes që nga fillimi i sezonit 2010/11.

Pas tyre vjen ish-ylli i Chelseat, tani në Real Madrid, Eden Hazard. Ai është zgjedhur në 93 ndeshje si lojtari më i mirë, gjatë karrierës së tij në Premierligë.

Renditja:

1. Lionel Messi – 225 (Lojtari më i mirë i ndeshjes)

2. Cristiano Ronaldo – 125

MÖBEL THEMA

3. Eden Hazard – 93

4. Zlatan Ibrahimovic – 89

5. Neymar – 65

5. Luis Suarez – 65

7. Gareth Bale – 62

8. Antoine Griezmann – 58

9. Arturo Vidal – 53

10. Marco Reus – 50

Comments