Messi, pasi Cavani i kërkon të rrihen: Kurdo që të duash

156

Për të dytën herë brenda vetëm disa ditëve, Lionel Messi e pati një zënkë në fushën e lojës me një kundërshtar. Por, ylli i Barcelonës ishte shumë afër të rrihej me Edinson Cavanin këtë herë.

Të premten, trajneri i Brazilit, Tite, pretendoi se Lionel Messi i kishte thënë atij ta mbyllte gojën, gjatë përballjes që Argjentina e fitoi falë golit të shënuar nga Messi afër fillimit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Të hënën, gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Uruguait, Messi arriti ta zemërojë Cavanin edhe më shumë.  Ata të dy u përfshinë në një zënkë në fushë, ndërsa gazeta Ole raporton se sulmuesi i PSG-së u kërkoi kundërshtarit të tij të rrihen.

MÖBEL THEMA

Në përgjigje, pesë-herë fituesi i Topit të Artë i tha: “Kurdo që të duash!”.

Incidenti ndodhi pasi Cavani e kishte kaluar Uruguain në epërsi. Sipas gazetës Ole, bashkëlojtari i Messit në Barcelona, uruguaiani Luis Suarez u detyrua t’i ndajë ata të dy në tunel, pas pjesës së parë.

Gjithcka nisi nga një ndërhyrje në Messin nga një bashkëkombës i Cavanit dhe ata të dy pastaj filluan të ziheshin pasi Messi iu ankua gjyqtarit për atë ndërhyrje.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2. Messi e shënoi njërin gol, ndërsa e asistoi tjetrin, ndërsa edhe Aguero shënoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes për Uruguain. /Gazeta Express/

Comments