Meta me flamurin e SHBA-ve në manifestim, reagon ambasadorja amerikane: Jam e surprizuar

210

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë manifestimit që mbajti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, u shfaq me flamurin Amerikan në dorë.

MÖBEL THEMA

Teksa mbante në dorë flamurin, Meta tha nuk e ka Amerikën të parën, duke shtuar se të parën gjithmonë do të ketë Shqipërinë.

“Por Amerikën e kam të dytën dhe jam gati për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetar dhe me qindra shqiptar nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të gjithë miqve tanë të mëdhenj në Amerikë. Ta kalojmë tek betimi, për betimin duhet flamuri i Shqipërisë, flamuri Kuq e zi”, tha Meta.

Pas kësaj, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se ambasada nuk kishte të bënte fare me këtë manifestimin.

“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” të sotëm” shkruan Yuri Kim në Twitter. /Lajmi.net/

Comments