Meta: Përjetova emocione të jashtëzakonshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

730

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se emocione të jashtëzakonshme ka përjetuar sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë.

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!”, la shkruar Meta.

Comments