Meta sfidon veten, noton në liqenin e ftohtë të Jazhincës

286

MÖBEL THEMA

Presidenti i shqipërisë, Ilir Meta vijon pushimet verore në alpe. Mëngjesin e sotëm ai ka përshëndetur nga liqeni malor i Jazhincës në malet e Sharrit në Kosovë.

“Të dashur miq!Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit” shkruan Meta.

Kreu i Shtetit ka sfiduar veten duke u larë në këtë liqen, ku pavarësisht temperaturave të nxehta që po shoqërojnë këto ditë të gushtit vlen të theksohet se uji është i ftohtë.

Comments