Mexhiti: Kam vërejtjet e mia, por fjalën e fundit në BDI e ka Ali Ahmeti

112

MÖBEL THEMA

“Kemi debatuar thellësisht dhe atëherë kur absolvohet debati dhe konsultimi për mu fjala e fundit është e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti. Pra, nuk dua që unë të kontribuoj për rrënimin e një qeverie e cila ka bekimin e partnerëve tanë, SHBA-së dhe BE-së. Në demokraci është vlerë demokratike të luftosh për qëndrimet e tua por mandej mbisundon qëndrimet e shumicës kur të sjellën duhet të respektohen. Pra do votoj qeverinë me vërejtjet që kam”, ka thënë Mexhiti.

Ndryshe, gjatë periudhës së kaluar në BDI ka pasur debat të ashpër për zgjedhjet kadrovike në qeverinë e re. Disa degë të kësaj partie kanë qenë të pakënaqura me ndarjen e resorëve. Dega e Çairit dhe Sarajit kanë kundërshtuar emërimin e sekretarit të përgjithshëm, Artan Grubi për zy/kryeministër të parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Bujar Osmanit për ministër të Punëve të Jashtme. Ndërsa dega e Strugës dhe ajo e Likovës kanë kërkuar poste ministrore.

Comments