Mianmar, 240 mijë të prekur nga lufta

190

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, vlerëson se 240 mijë fëmijë kanë ikur nga shteti Rakhine i Myanmarit për në Bangladeshin fqinj brenda tri javëve të fundit…

Zëdhënësja e UNICEF, Marixie Mercado thotë se shifra – që arrin në rreth 60 për qind të numrit të përgjithshëm prej 391,000 refugjatëve total – përfshin rreth 36,000 fëmijë të moshës nën 1 vjeç. Ajo thotë se agjencia vlerëson gjithashtu se nga vendi kanë ikur 52,000 gra shtatzëna dhe lehona.

MÖBEL THEMA

Mercado thotë se brenda të larguarve edhe 1 100 fëmijë të pa shoqëruar nga prindërit e tyre.

Ajo foli në një konferencë të rregullt në Gjenevë të premten, që përfshinte komente nga shumë agjenci të UN që po trajtonin krizën në Bangladesh.

Mercado thotë: “Siç të gjithë këtu do t’ju tregojnë, nevojat janë me sa duket pa fund dhe vuajtja po thellohet”.

Chris Lom, zëdhënësi i Azisë dhe Paqësorit për Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit të UN., tha në telefon në konferencën se shifrat arritën në vlerësime të përafërta, duke shtuar “nuk ka dikush regjistër të regjistrimit të tyre” ndërsa njerëzit kalojnë kufirin./Ora News.tv/

Comments