Mickoski: “Çdo shtet ka mafia, tek ne mafia ka shtet” 

42

“Çdo shtet ka mafia, por tek ne mafia ka shtet”, kështu u shpreh mes tjerash në konferencën e sotme për shtyp kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të shtuar se vendi aktualisht është në një situatë kur kryeministri po mbron kriminalitetin.

Institucionet dhe kryeministri Zaev nuk mund ta zgjidhin këtë krim, për shkak se edhe vet janë të përfshirë në të. Njerëzit që janë të përfshire në rastin Reket janë njerëz të afërt të Zaevit. Këtu është e përfshirë edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva. Fjalët e saj që dëgjohen në incizim janë “mos u shqetëso, krejt do jetë në rregull”, tha Mickoski.

MÖBEL THEMA

Mickoski pyeti se pse Katica Janeva nuk është në paraburgim, kur ajo mund të largohet nga vendi dhe mund të ndikoj tek dëshmitarët.

“Rrëzimi i qeverisë nuk është çështje nëse do të bie, por kur do të bie. Populli do të thotë jo për politikat e kësaj qeveria në zgjedhjet e ardhshme. VMRO-ja bashkë me popullin do ta rrëzoj këtë pushtet dhe do të sjellë drejtësi”, tha Mickoski duke u shprehur i bindur se nuk do të bëj kompromis me ata persona që kanë shkelur ligjin. Mickoski foli edhe për hapat e mëtejmë të VMRO-DPMNE-së.

“Hapat e VMRO-DPMNE-së do t’i befasoj njerëzit e pushtetit. Shumë shpejtë do të befasohen dhe shumë shpejtë do të mposhten”, tha Mickoski.

Comments