Mickoski: Informacionet për materialet e spitaleve modulare tejkalojnë përgjegjësinë morale

62

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shkruar se informacionet për materialin e përdorur në ndërtimin e spitaleve modulare tejkalojnë përgjegjësinë morale, transmeton Alsat. Mickoski pyet se pse gjatë furnizimit me materiale për ndërtimin e spitaleve është kërkuar material që digjet lehtë, respektivisht panele PUR dhe pse nuk ka pasur atest për kualitetin e materialeve. Mickoski gjithashtu pyet se pse objektet nuk kanë pasur pajisje kundër zjarrit.

Moebel THEMA

“Prokurimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë kërkon që spitalet modulare- kontejnerët të përbëhen nga panele muri dhe çati (PUR) që janë më të dobëtit kundër zjarrit. Askund nuk kërkohet vërtetim nga prodhuesi i cilido materiali që është përdorur në spitalet modulare. Askund kompania nuk detyrohet të ketë plane për evakuim në vetë objekt”, shkruan mes tjerash Mickoski.

Comments