Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçes, shkak numri i lartë i viktimave nga Kovid-19

71

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe për shkak siç thuhet në komunikatë numrit të lartë të viktimave të shkaktuara nga Kovid-19.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Sot po vdesin më shumë njerëz në ditë që nga Lufta e dytë botërore, lëreni politikën, Zaev dhe Filipçe jepni dorëheqje. Hiqni dorë nga politika ditore, po ju vdesin njerëzit sepse nuk ka krevate të lira. Dilni jashtë nga kutia e qelqit që vetë e krijuat, dilni jashtë dhe dëgjojeni vajin e qytetarëve. Ndërpritni pres konferencat, qasuni zgjidhjes së problemit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Sot në shtet gjatë ditës vdesin më shumë njerëz krahasuar me Luftën e dytë botërore. Për katër vite, sa ka zgjatur këtu okupimi, në luftë kanë humbur jetën 17 njerëz në ditë. Sot me këtë qeveri të paaftë numri është 30 deri në 40 njerëz në ditë. A keni ndërgjegje, a e dini se çfarë po i bëni vendit. Jepni dorëheqje dhe mos bëni asgjë, me siguri se kështu më shumë njerëz do të shpëtojnë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Comments