Mickoski: Minovski kërko falje ose do të përballesh me procedura gjyqësore

50

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes një postimi në Facebook ka demantuar akuzat e drejtorit të ELEM-it, Dragan Minovski, i cili sot në konferencë për shtyp e akuzoi se gjatë kohës kur Mickoski ka qenë drejtor i ELEM-it, ka nënshkruar marrëveshje pa tenderë.
Mickoski shkruan se konferenca e sotme e Minoskit ishte konferencë për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga skandalet korruptive që ndodhin në katër sy në ELEM.

“Minoski me gënjeshtra, shpifje dhe teza të shpikura ndaj meje, dëshiron të fsheh të vërtetën se si anulojnë tenderët”, shkruan mes tjerash Mickoski.

Ai kërkon nga Minoski që në afat prej 48 orëve të kërkojë falje publike, në të kundërtën do të përballet me procedura gjyqësore.

Comments