Mickoski thotë se do fitojnë zgjedhjet, ja çfarë thotë për koalicionimin me shqiptarët

197

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski thotë se partia e tij do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme. “Unë jam i bindur se fitojmë,do të formojmë Qeverinë dhe atëherë Maqedonia vërtetë do të jetë para dyerve të BE-së”, theksoi Mickoski në intervistën në Top Tema në TV Telma.

MÖBEL THEMA

Duke folur për bashkëpunimin apo koalicionimin me partite shqiptare, Mickoski thotë se nuk do të ofrojnë oferta nacional – romantike për shqiptarët, por projekte për jetë më të mire, që do të zgjidhin problemet e qytetarëve.

Sipas tij, ofertat e tilla që Zaevi i bëri periudhën e kaluar tashmë nuk po kanë përkrahje dhe se siç tha ai kjo është dëshmuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Comments