Mickoski: Zaev si nuk i njeh kush janë Kiki dhe Friki, ndërsa e dinë kush ka qenë i shantazhuar

67

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka thënë se koka e oktapodit kriminal është kryeministri Zoran Zaev. Këto deklarata Mickoski i ka thënë për “Ekspres”, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth aferës “Zhvatja”.
Sipas Mickoskit funksionari i Qeverisë ndikon mbi mediat që të mos raportojnë për rastin.
Ai e pyet Zaevin se si mund që mos ta dijë se cilët funksionarë të LSDM-së janë të përfshirë në këtë skandal.
“Mendoj se nuk është duke e folur të vërtetën dhe se i njeh shumë mirë, për shkak se ata janë pjesë vitale e oktapodit kriminal. Nga ana tjetër është shumë simptomatike se si nuk i njeh kush janë Kiki dhe Friki ndërsa çuditërisht e dinë kush ka qenë i shantazhuar. Mendoj se gënjeshtra të tilla nuk kalojnë. Sa i përket provave, informacioneve ose disa pohimeve që i kam dhënë, parashtrohet pyetja kujt t’ia jap, kësaj prokurorie Ruskovska e cila nuk e dërgon në paraburgim Katicën, ndërsa Zaevin joformalisht e amniston?”, ka thënë Mickoski, transmeton SHENJA.
Ai ka thënë se nuk e sheh nevojën për takim të liderëve për shkak se Zaev nuk është i gatshëm të flet për zgjedhje të parakohshme.

Comments