Milaim Zeka reagon për rastin e “kunatës” së Kadri Veselit

589

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka demantuar portalin pro-qeveritar të cilat raportuan se Glauk Konjufca ka shkarkuar kunatën e Kadri Veselit nga pozita e këshilltares në një Konsulatë.

Zeka tregon historinë se si e ka njohur Ajmane Veselin dhe se si ajo në fakt, nuk është kunata e Kadri Veselit. Zeka tregon se Ajmane Veseli, është gruaja e Sabit Veselit, një prej ushtarëve të parë të UCK-së dhe kushëririt të Kadri Veselit, që i bie, se kryetari i PDK-së, në fakt, nuk e ka kunatë Ajmane Veselin.

Reagimi i plotë i Zekës:

Reagim rreth “kunates” te Kadri Veselit

Ministri i PJ te Kosoves, Glauk Konjufca, ju ka hy fshise te gjithe diplomateve. Kjo eshte e natyrshme per natyren dhe logjiken e nje partie, e cila veten e saje e konsideron se ka ardhur ne pushtet jo permes votes te lire te qytetareve, por permes nje revolucioni te dhuneshem. Ne fakt, dhuna dhe gabimet e renda ne qeverisje te partive te tjera, e kane pru VV-ne ne kete pozite.

E kam kuptu me kohe qe kreret e VV-se jane hakmarres ne permasat e gjithe komunisteve, te cilet per interrsat e tyre i presin ne fyt edhe familjaret e vet. Psh: Enver Hoxha ka pushkatuar burrin e motres, mjekun e intelektualin me me ze te asaje kohe, per t’i signalizuar te tjeret qe do vinin dite edhe me te zeza.

Per interesa partiake dhe ideologjike te Sali Berishes, eshte vra Azem Hajdari dhe mbi 150 burra te dy fiseve ne Tropoje. Tash, kete rruge po e ndjekin keta pipat e bolshevizmit, te cilet po i fusin nen kumbajen e spastrimit te gjithe njerezit e pafajshem me ata te fajshmit.

MÖBEL THEMA

U deshte fillimisht qe Jeta Xharra ta tregonte besnikerine e saje ndaje VV-se, duke e goditur perfaqesuesin amerikan Richard Grenell, per te raportuar pastaj se gjoja e shkarkuara nga detyra ne konzullaten tone ne Zvicer, Ajmane Sylanaj Veseli, na qenka kunata e Kadri Veselit.

Ajmane Sylani, eshte shoqeja ime e klases. Prej vitit 1979, ka qene e organizuar ne grupet ilegale te asaje kohe, bashke me vellain e saje, profesorin e nderuar, Arif Sylanin, i cili i ka vuajtur nja kater vite burg ne kazamatet e Millosheviçit.

Ajmanja, duke qene e organizuar ne grupe ilegale, u lidhe me ish te burgosurin politik, Sabit Veselin, i cili ishte me nje organizate me Ahmet Haxhiun, babgjyshin e Ministres te Drejtesise, Albulena Haxhiu.

Te rralle kane qene burrat si Sabit Veseli, i cili per fatin e keq ka vdekur ne nje akcident para disa viteve.

E tash mu qu e me shkarku nje gru te tille, e cila eshte edhe super e pergaditur ne aspektin profesional, jo qe ashte marre, po eshte krim.

Po i tregoje Glaukut dhe jaranave te tije se jeni duke bere nje m… sikur ata para juve. Mos t’iu mashtroje perkraheja e njerezeve per momentin. Mos harroni se pas ketyre vershime, kur do te qetesohen ujerat, populli do ta shohe llymin qe po e shkaktoni…!!!

Me vjen keq qe qendruat shkurte ne pushtet dhe populli nuk pati mundesi me pa harpallakun e juaj. Nese vazhdoni keshtu, vaj halli per ju!!!

Nese Ajmanja eshte kunata e Kadri Veselit, une largohem nga jeta publike!

Comments