Milan e deklason SPAL, kualifikohet në çerekfinale

135

Milani ka vazhduar me fitore në këtë vit. Kësaj radhe ata kanë mposhtur skuadrën e Etrit Berishës, SPAL të cilën e kanë mundur me rezultat 3-0

AC Milan e ka filluar mirë vitin 2020. Pas fitores kundër Cagliari në Serie A ata kanë vazhduar me fitore edhe në Kupën e Italisë ku sot e kanë eliminuar skuadrën SPAL dhe janë kualifikuar në çerekfinale.

Pjesa e parë i takoi Milanit të cilët edhe pse nuk patën shumë posedim krijuan shpesh raste për gol.

Goli i parë erdhi nga Piatek në minutën e 20-të te ndeshjes. Ai shënoi një gol pas një kundërsulmi derisa u shërbye nga Ismael Bennacer.

MÖBEL THEMA

Në listën e golashënuesve në pjesën e parë do të shënohej edhe Samu Castillejo që shënon një gol të bukur në minutën e 44-të. Meritat për këtë gol i ka edhe Piatek që asistoi për spanjollin e ku ky i fundit godet dhe shënon një gol të bukur me parabollë.

Pjesa e dytë prapë ishte më e mirë për kuqezinjtë të cilët shënuan në minutën e 66-të. Ish mbrojtësi i majtë i Real Madridit, që ka pasur një super formë prej që është transferuar në Milan, Theo Hernandez shënoi golin e tretë pasi që kaloi pothuajse gjysmën e fushë dhe në fund me një goditje të fortë shënon në portën e Etrit Berishën.

Kështu Milan kualifikohet në çerekfinale ku do të udhëtojë në Torino të martën e 28 janarit në kërkim për t’u kualifikuar në çerekfinale të Coppa Italia. /GazetaExpress/

Comments