Milan sërish barazon, dëshpëron tifozët në fund të ndeshjes [Video]

50

Lumi - Fahrschule

Skuadra e Genaro Gattuso-s, AC Milan ka dështuar të arkëtoj tre pikë dhe kështu ka dëshpëruar tifozët që ishin në numër të konsiderueshëm në San Siro, pasi barazuan kundër Atalantës me rezultat 2:2.
Rosonerët kaluan në epërsi përmes Gonzalo Higuain në minutën e dytë dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Atalanta në pjesën e dytë u këndell dhe përmes Alejandro Gomez në minutën e 54-të barazoi shifrat në 1:1.

MÖBEL THEMA

Pak minuta më vonë, saktësisht në të 61-tën Giacomo Bonaventura i dha sërish epërsinë djajve të kuq.


Por kur mendohej që Milan do të arkëtoi tri pikë, në skenë del Emiliano Rigoni i cili në minutnën e 92-të barazoi shifrat në 2:2 dhe i dhuroi një pikë me vlerë skuadrës së tij Atalantës.

Comments