Milani mendon të bëjë edhe një tentativë të fundit për sulmuesit e Real-it, Mariano Diazi dhe Luka Jovic.
Zyrtarët e klubeve janë duke u përgatitur të takohen sërish për këtë çështje.
Tani, sipas Gazzetta dello Sport, një tjetër takim është caktuar për javën e fundit të këtij afati kalimtar të verës, që mbyllet më 2 shtator.
E përditshmja italiane shton se “Los Blancos” shpresojnë se transferimi i spekuluar i Angel Correas në San Siro në Atletico Madridi të dështojë, pasi që ata janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit dy sulmuesit e vet.
Mariano Diaz shihet si i tepërt në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane, përderisa për Jovicin është përfolur se ai mund të transferohet në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të ketë më shumë minuta lojë.
Megjithatë, problemi i vetëm është që kuqezinjtë janë për momentin ntë treg për një sulmuesi të dytë, përderisa e Real Madridit preferon të luajë përkrah një qendërsulmuesi tjetër.