Miliona euro për kurim në Turqi, nga Shqipëria janë nisur 270 avionë

108

“Trajtimi për kurimin e virusit Covid-19 po u kushton shumë para shqiptarëve. Të pasurit po zgjedhin të luftojnë infeksionin në vendet fqinje duke u larguar me chartera të dedikuar, fatura që kapërcejnë mijëra euro.”

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë udhëtuar 270 chartera të dedikuar për arsye mjekësore.

Turqia duket se është vendi që po zgjedhin të pasurit shqiptarë për t’u trajtuar, teksa më pak pacientë po i drejtohen vendeve të tjera si Italia apo Austria.

Por, sa kushton i kushton një pacienti të prekur me koronavirus trajtimi në spitalet e Turqisë?

Sipas të dhënave të klinikave private që bëjnë të mundur dërgime të pacientëve në Turqi, informacione që mund t’i vihen në dispozicion çdo qytetari por edhe nga pacientë të trajtuar në këtë shtet kostoja totale kapërcejnë mijëra euro.

Më konkretisht, kur pacienti nuk është i intubuar duhet të paguajë 12 deri 14 mijë euro vetëm për charterin e dedikuar dhe nata për raste të tilla arrin në 1500 euro.

Në total për 14 ditë, që përkon me kohëzgjatjen e trajtimit të Covid-19 fatura arrin në 35 mijë euro, pa llogaritur këtu koston e kthimit të pacientit në Shqipëri, që mund të kryhet përmes një avioni normal apo sërish me charter.

Fatura rritet më tej për pacientët që janë në intubim, pasi një natë qëndrimi në një spital në Turqi sipas të dhënave të klinikave kushton 2000 euro nata. Së bashku me charterin atij do t’i duhet të paguajë në total 42 mijë euro, pa koston e kthimit dhe dërgesën deri në aeroportin e Rinasit. Kjo e fundit sipas pacientëve që kanë ndjekur këtë itinerar arrin në 800 euro.

Por, krahas charterave të dedikuar, edhe pse në raste më të rralla po përdoren edhe ambulancat tokësore, me kosto më të ulëta.

Kështu, sipas të dhënave të spitaleve që operojnë në shtetin turk, pacientët që nisen nga Shqipëria në rrugë tokësore paguajnë 2500 euro vetëm për ambulancën, ndërsa një natë qëndrimi përllogaritet në 750 euro.

Duke marrë parasysh faktin që paketat e ofruara nga spitalet e kontaktuara janë 15 ditore, pacientët duhet të paguajnë së bashku me transportin 13 750 euro për trajtimin e plotë të koronavirusit./TCh

Comments