MILLOSHOSKI: Lufta brenda LSDM-së bëhet përmes MPB-së

21
Loading...

Ish ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski, konsideron se për momentin ka kalkulime brenda partiake në radhët e LSDM-së më institucionalizimin përmes MPB-së.

Që kur ishte zbuluar se personi zyrtar me automobil zyrtar e ka dërguar bijën e tij, njeriu i parë i Byrosë për Siguri Publike, Lazo Vellkovski, në pushim në Greqi, deputeti i OBRM-PDUKM-së thotë se lufta e LSDM-së do të bëhet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, meritoi shkarkim. Por, pyetja është kush e futi në kurth? Me siguri dikush nga brenda, bashkëpunëtorët e Ministrit që kanë mundur të dinë se ku është sigurimi, ta ndjekin dhe ta fotografojnë. Lufta e LSDM-së do të bëhet përmes MPB-së”, shkroi Milloshoski në profilin e tij “Twitter”.

Loading...
Comments