Milot Rashica shpërthen me dy gola në fitoren e Verderit

37

Lumi - Fahrschule

Milot Rashica protagonist në fitoren e thellë 4-0 të Werder Bremenit në sfidën e shtëpisë me Augsburgun, por edhe i pafat, pasi doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 36-të, 8 minuta pasi kishte realizuar golin e rezultatit të përkohshëm 3-0 dhe të dytin personal në këtë takim (e gjithë ndeshja u mbyll 4-0).

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ishte përzgjedhur në formacionin titullar nga trajneri Kohfeldt dhe nuk i zhgënjeu pritshmëritë.

MÖBEL THEMA

Zhbllokoi takimin në minutën e 5-të, i shërbyer nga Klaasen, ndërsa Eggestein i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 27-të. Rashica realizoi një gol vërtet spektakolar vetëm një minutë më vonë, duke shpërthyer nga e majta, dhe pasi shmangu kundërshtarin që kishte përballë, goditi saktë me të djathtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierin të Augsburgut.

Pak çaste me vonë doli nga fusha i dëmtuar. Në pjesën e dytë Werderi realizoi edhe golin e katërt me Mohwald në minutat e fundit të sfidës.

Me këtë dygolësh Rashica shkon në kupotën e 4 finalizimeve në këtë sezon në Bundesligë.

Comments