Mimoza Kusari: Ose të arrihet marrëveshja për dialogun, ose të shkohet në zgjedhje

66

Deutsch-ABC

Mimoza Kusari-Lila nga partia Alternativa ka thënë se në takimin e thirrur nga i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë prezantuar qëndrimin e kësaj partie lidhur me Platformën për dialog.

“Prezantoj qëndrimin e Alternativës, qëndrim i cili u prezantua edhe në takim të thirrur nga Veseli. Konsiderojmë se është e domosdoshme ndërtimi i konsensusit dhe ulja në tavolinë nuk do të thotë se ne domosdoshmërisht pajtohemi pa filluar bisedimet brenda spektrit politik shqiptarë është e pamundur të arrihet çfarëdo në procesin e dialogut. Procesi i dialogut ka filluar që në vitin 2011, në fakt ka qenë shumë më herët para shpalljes së pavarësisë por në formatin se si është prezantuar në 2011 dhe prej asaj kohe kemi tri qeveri të ndërruara dhe ne konsiderojmë se pavarësisht opozitës apo pozitës, Kosova duhet të ketë një platformë shtetërore e cila është unike dhe e dakordouar nga i gjithë spektri politik shqiptar. A e kemi këtë? Nuk e kemi dhe konsiderojmë se nëse nuk arrihet një konseus mes partive politike shqiptare, përfshi këtu edhe Vetëvendosjen dhe LDK-në, atëherë me siguri duhet të shkohet në një zgjidhje tjetër dhe kjo zgjidhje është zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. Në situatën të cilën gjendemi, Kosova është e bllokuar në mosmarrje të çfarëdo vendimi, si rrjedhojë e mosmarrjes së vendimit në raport me dialogun, si proces tepër i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj ajo çfarë po ndodhë në Kosovë, është një bllokim i tërësishëm institucional dhe që përgjegjësinë kryesore e ka vetë pozita.

MÖBEL THEMA

“Mos të harrojmë se është kryeministri i vendit ai i cili është tërheq nga pozicioni i marrjes së kryesimit të delegacionit kosovar duke thënë se me vetdëshirë ia lë presidentit, i cili pa mandat dhe pozicion të qartë ka sjellë vendin në një situatë me kaos të përgjithshëm me rekomandime të cilat janë vënë në tavolinë për ndryshim të kufjeve apo shkëmbim të territoreve. Alternativa e sheh të domosdoshme arritjen e një konsensusi në mes partive shqiptare, nëse kjo nuk arrihet atëherë Kosova duhet të shkojë në zgjedhje por nuk mundemi të vazhdojmë në situatën ku mbajmë të bllokuara institucionet, në veçanti Kuvendin. Nuk mund të mbesim duke u marrë me komunikim të shtetit përmes platformave mediale apo përmes statuseve në Facebook”, ka shtuar Kusari-Lila.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se Veselit i kanë kërkuar që gjithsesi të gjejë një formë dhe qasje të drejtpërdrejtë të komunikimit me dy partitë tjera opozitare.

“Kryetarit të kuvendit i kemi kërkuar që të gjejë formën dhe qasjen e drejtpërdrejtë të komunikimit me dy partitë tjera opozitare që nëse nuk dakordohemi për qëndrim të të gjitha palëve apo nëse kemi qëndrim tjetër dhe qëndrojmë pranë faktit se Kosova mbetet një dhe unike, se integriteti territorial është i pacenueshëm,se Kosova është e përkushtuar në dialogun me Serbinë por me një platformë të saktë dhe shtetërore dhe me vendosje të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka përfunduar ajo.

Comments