Ministri Ademi nga Kondova: Edhe këtë vit e fillojmë me rritje të pagave për 5%, nuk ndalemi me kaq

109

Ministri Ademi nga Kondova: Edhe këtë vit e fillojmë me rritje të pagave për 5%, nuk ndalemi me kaq

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi bashkë me kreun e komunës së Sarajit, Blerim Bexhetin, kanë vizituar Shkollën Fillore “Bajram Shabani” në Kondovë të komunës së Sarajit.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Ademi ka uruar të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit me urimet më të përzemërta duke iu dëshiruar sukseset më të mëdha.

MÖBEL THEMA

Ministri Arbër Ademi, ka falënderuar të gjithë mësuesit e arsimtarit për përkushtimin dhe punën e tyre të ndershme dhe të palodhshme në arsim, duke theksuar se këtë vit e fillojnë me rritje të pagave prej 5% , ku përfshirë me rritjen e vitit të kaluar kap afër 10,8% , dhe me shpresë se ky trend I rritjes së pagave do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Arbër Ademi njëherit ka vëzhguar edhe renovimin e dritareve dhe sanitarive të ndryshme në këtë shkollë, investim që kapin vlerën e afër 11 milion denarëve.

Gjithashtu, Arbër Ademi ka shprehur gatishmërinë e tij maksimale për të mbështetur të gjithë mësimdhënësit duke mundësuar kushte sa më të mira për të gjithë nxënësit, me qëllim të arritjes së një arsimi më cilësor në mbarë vendin.

Comments