Ministrja Franceze për Evropë: Modeli aktual i zgjerimit nuk po funksionon

52

Ministrja Franceze për Evropë, Ameli de Monshallen, para fillimit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së, e ka mbrojtur qëndrimin e Parizit për reforma në procesin negociues dhe ka theksuar se ai siç është tani nuk funksionon.
“Ne nuk i ndryshojmë rregullat në mes të lojës që ka filluar, po e shohim se procesi nuk është duke funksionuar për shkak se është ekstremist i ngadaltë për ata që marrin pjesë. Procesi nuk është i uhdëhequr politikisht, ka automatizëm dhe popujt para se gjithash nuk e gjejë veten në të. E shihni sa emigracion ka, sa ikje truri nga Serbia, Mali i Zi dhe para tyre Bullgaria, Romania dhe Kroacia kur i zhvillonin bisedimet”, ka deklaruar Monshallen këtë mëngjes në Bruksel.
Ajo ka thënë se dëshirojnë të shohin përafrim në planin ekonomik, social dhe kulturor dhe jo vetëm në atë juridik.
Sipas Monshallen, Holanda dhe Danimarka janë me të njëjtin qëndrim me ta. /SHENJA/

Comments