Mirënjohje Femrave shqiptare nëpër shekuj

64

Mirënjohje femres shqiptare nëpër shekuj , për kontributin e tyre epokal në edukim të familjes si shtyllë e kombit dhe mirëqeniës sonë.
Mirënjohje nënave tona heroina motrave tona mirënjohje gruas shqiptare qëndrestare të pathyer .

Mirënjohje Elena Gjikes , Motrave Qiriazi , Marigos që qendisi flamurin mirënjohje përulje atyre nënave fisnike heroike që ju dhanë bukë e strehë trimave të Skënderbeut Abdyl Frasherit Çerçiz Topullit Mihalit Ismail Qemailit Ise Boletinit mirënjohje heroinave tona partizane në luftën e dytë botërore , të paharruar me mijera femra shqiptare nën pushtimin serb që u dergjen kazamateve jugosllave , mirënjohje dhe kujtesë për rininë studentore për Hyrie Hanen Nurije Zekën Ylfete Humollin Xhevë Lladrovcin nënat bukëdhenese Nënën Zahide nënën Aze Brahimaj nënën Humë mirënjohje për nënat tona .Mirënjohje nënave tona në tëresi …

Të paharruara heroinat tona të rëna e të gjalla të paharruara deshmoret e kombit dhe sportistet e suksesshme , krenar me Mirvete Maksutaj Serbeze Gashi.Xheve Lladrovcin me Antigona Fazliun me Peka Gashin Merita Vaten motrat e mia bashkëluftëtare , krenar me Hyren çlirimtare heroinë krenar me ty moter Lumka ..krenar me Majlinda Kelmendin mbretreshë olimpike e xhudos krenar me Noren Distrian sportiste me nam krenar me Vlora Çitakun dhe përfaqesimin e saj krenar me Saranda Bogujevcin .
Krenar me femren shqiptare në çdo segment të jetës ato duhet nderuar respektuar dhe trajtuar barabartë në çdo pikëpamje .
Dashuri dhe respekt çdo çast jo vetëm në një ditë viti !
Punë arsimim dhe edukim !

Erald Selca

Comments