MISION PËR SHTIMIN E HUTESËS

40

Shkëlzen Halimi
Mungesa e mendimit të shëndoshë, manipuluesve dhe përfituesve të atmosferëve të turbullta, u krijoi hapësirë të vijnë në shprehje dhe të marrin bajrakun e shpëtimtarëve. Jemi dëshmitarë të shumimit të çdoditshëm dhe të çuditshëm edhe të “analistëve” shqiptarë (të vërtetët mund të numërohet në gishtat e njërës dorë). I keni parë se si njëri i sjell hunit e tjetri kunjit, varësisht “preferencave” të atyre që ua injektojnë guximin, për ta thënë atë që duhet ta thonë. Janë pikërisht ata që kanë mision ta shtojnë hutinë, duke mos thënë asgjë. Kjo, mbase flet qartë se shqiptarët nuk kanë vizion, nuk e dinë se çfarë në të vërtetë duan, përkatësisht nuk janë në gjendje t’i detektojnë problemet e vërteta, të cilat janë kërcënime serioze me pasoja fatale.

Comments