Mjekët heqin një dhëmb që po rritej brenda testikujve të 13-vjeçarit

101

Mjekët në Rusi kanë hequr një dhëmb nga testikuli i një adoleshenti.

Imazhet tregojnë dhëmbin para dhe pasi u hoq në Spitalin e Fëmijëve të Morozov. Ndërhyrja po konsiderohet nga mjekët si një ndër ‘operacionet më të rralla të ndërmarra ndonjëherë’, transmeton lajmi.net.

Një dhëmb mungonte në gojën e 13 vjeçarit, por ai ishte duke u rritur në testikulin e tij.

Doktorët thonë se operacioni ishte një sukses dhe beson se adoleshenti i paidentifikuar do të gëzojë shëndet të mirë riprodhues në të ardhmen.

Shkaku i gjendjes së rrallë ishte një tumor teratozë me origjinë para lindjes, për shkak të një dështimi të qelizave staminale, thonë mjekët.

Nuk është bërë e ditur statistikisht se sa e rrallë është prezenca e kësaj gjendjeve mes të tjerëve. /Lajmi.net/

 

Comments