Modelit të qeverisë teknike i vjen fundi, Zaev-Mickoski: Qeveria e Përzhinës nuk na duhet më

71

Pas dy herësh që u vendos në zbatim, modeli i Qeverisë teknike do të shfuqizohet nga pushteti i ardhshëm. Dy liderët e partive më të mëdha maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski janë të të njëjtit mendim, se ky model nuk duhet të ekzistojë më.

Mickoski: “A jeni të sigurt se nuk duhet të ekzistojë më?”

Zaev: “Nuk duhet. Tani thuhet kjo gjë dhe është mirë që e themi. Prandaj e them.”

Mickoski: “Kur të jeni në opozitë pastaj mos e kërkoni!”

MÖBEL THEMA

Zaev: “Disa herë e kam thënë. E thoni edhe ju! Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë më Qeveri të Përzhinës. Urdhëroni, e thoni qëndrimin tuaj!”

Mickoski:“Qeveri të Përzhinës, sipas meje, që nga koha e Marrëveshjes së Përzhinës kam thënë se nuk duhet të ekzistojë.”

Mickoski:“Absolutisht nuk kam asnjë problem nëse nuk do të ketë më Qeveri të Përzhinës. Absolutisht, asnjë problem.”

Ky pohim ishte pjesë e debatit mes liderëve në Televizonin 24. Modeli Qeveria teknika ose Qeveria paraprake për zbatimin e zgjedhjeve erdhi si pasojë e Marrëveshjes së Përzhinës në vitin 2015. Ajo parashikon që ministri kyçe të drejtohen nga opozita kurse në disa ministri të tjera të emërohet zëvendësministër plotësues nga radhët e opozitës. Ministrat dhe zëvendësministrat plotësues sjellin vendime me nënshkrime të lidhura. Në të dy rastet e zbatimit, ky model u tregua problematik, si pasojë e përplasjeve politike mes partive. Në shumë raste, vendimet e miratuara me shumicë votash në Qeveri, nuk u zbatuan sipas parashikimit nga ministrat e opozitës.

Fatlume Dervishi

Comments