Mogerini: BE të hapë negociatat me Maqedoninë

112
Loading...

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë e BE-së i përgëzoi dy kryeministrat për vendosmërinë e tyre dhe lidershipin në arritjen e marrëveshjes historike.

“Ky sukses u takon liderëve të të dyja vendeve dhe ekipeve të tyre, por para së gjithash qytetarëve të të dyja vendeve dhe të Evropës. Procesi negociues, nën udhëheqjen e KB-së dhe ndërmjetësimin e Nimic dhe mbështetjen e fuqishme të BE-së, është shenjë e qartë për fuqinë e diplomacisë multilaterale, dialogun, respektimin dhe vullnetin për gjetjen e zgjidhjeve ku të gjithë janë fitues madje edhe për çështjet më të vështira. Së bashku duhet ta shfrytëzojmë rastin i cili u hap për ta konsoliduar erën e paqes dhe bashkëpunimin në rajon. Perspektiva e BE-së për Ballkanin, e konfirmuar para ca kohësh në Samitin e Sofjes, mbetet fuqia më e madhe, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinje dhe bashkëpunimin fqinj. Presim tani Këshilli t’i konfirmojë konstatimet e raportit për progres të 17 prillit. Jo vetëm se është meritore, si njohje për rezultatet e rëndësishme reformuese të vendit por në mënyrë kurciale do të kontribuojë për zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të të dyja vendeve, të rajonit dhe të BE-së si tërësi. BE i inkurajoi dhe mbështeti këto negociata nga fillimi. Tani do t’i mbështesim në hapat e ardhshëm me të gjitha mjetet dhe në frymën e njëjtë të dialogut për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, kumtoi Mogerini.

Loading...
Comments