Mogerini: Çelësat e ardhmërisë suaj janë në duart tuaja, BE-ja e hapur për ju

45

Deutsch-ABC

Dyert e BE-së mbeten të hapura për ju. Ju jeni ata të cilët i keni çelësat në duart tuaja. Mos lejoni t’ju ikë kjo mundësi historike, porositi sot prëfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, e cila këtë pasdite po qëndron në Shkup.

“Mbani mend, më 30 shtator kur të shkoni në vendvotime të votoni për referendumin se Ju jeni ata që i mbani çelësat e ardhmërisë suaj në duart tuaja. Çelësat nuk janë në duart e askujt tjetër, përveç Jush. Mos lejoni dikush tjetër ta bëjë atë për Ju. Ju lutem, mos heshtni para ardhmërisë suaj, nuk mund të lejoni t’ju ikë kjo mundësi sepse Ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj. Këto nuk janë zgjedhje, as nuk është diçka e lidhur me politikën. Duhet të jeni të sigurtë dhe të bindur se kur të zgjoheni të hënën tjetër, përkatësisht më 1 tetor, se keni bërë zgjedhjen e cila i përket të ardhmes suaj, të ardhmes së vendit tuaj dhe të fëmijëve tuaj”, deklaroi Mogerini, e cila sot pasdite qëndroi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ajo, siç tha, nga zemra e kryeqytetit të vendit, edhe njëherë e përsëriti porosinë e BE-së se dyert e Unionit mbeten të hapura për ne.

“Duhet të dini një punë, e ajo është se vetëm së bashku mund të arrijmë shumë. Ajo është diçka që më përkujtoi sot kryeministri Zaev në Strasburg. Sa i përket prosperitetit, sigurisë dhe stabilitetit të tërë BE-së, ju jeni ata që i keni çelësat për këtë ardhmëri në duart tuaja. Nga ana jonë jemi të vendosur dhe duhet të bëjmë gjithçka është në fuqinë tonë që ky përkushtim të realizohet”, tha Mogerini.

Mogerini theksoi se vendi ka arritur progres të madh, rezultate të mëdha, diçka që nuk ka qenë e paramendueshme para një viti e gjysmë dhe se ndaj këtyre rezultateve BE-ja ka reaguar menjëherë me vendimin e Këshillit të BE-së që vendi, tashmë qershorin e ardhshëm, të mund t’i hapë negociatat për inkuadrim. “Në këtë rrugë duhet të ecni vetë”, porositi Mogerini duke shtuar se kjo është prëgjegjësi e të gjithëve, nga presidenti i vendit, kryetari i Qeverisë, opozitës dhe qytetarëve të vendit.

MÖBEL THEMA

Në pyetjen e gazetarëve se çka do ta porosisë liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski, Mogerini tha se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të shtetit, por theksoi se e drejta institucionale e votës është gjë e vlefshme dhe duhet të shfrytëzohet.

“Nuk them nëse duhet të votoni ‘për’ apo ‘kundër’, por duhet të nënvizohet se demokracia është e drejtë e çmueshme. Keni mundësi historike që ta caktoni të ardhmen e vendit tuaj. Është koha e duhur ta shfrytëzoni atë të drejtë, sepse më vonë do të jetë shumë vështirë të ankoheni se nuk keni bërë mjaftueshëm. Ky vend tejet gjatë priti para dyerve të BE-së dhe e di se grumbulloi shumë frustracione”, tha Mogerini.

Për kryeministrin Zaev, perspektiva për hyrje në familjen evropiane ishte motivim i fuqishëm që të përfundohet detyra e shtëpisë dhe të mbyllet kontesti me Greqinë. Ngjarja e sotme dhe vizita e Mogerinit, siç tha, është edhe një shenjë e mbështetjes së fuqishme të BE-së për shtetin dhe popullin tonë.

“Tani ne, qytetarët e RM-së, duhet tët regojmë unitet dhe vendosshmëri në referendumin vijues më 30 shtator, të sjellim vendim për Marrëveshjen, të sjellim vendim për të ardhmen tonë. Për ne perspektiva për anëtarësim në BE është faktor shtytës i cili i bashkon të gjithë faktorët shoqëror dhe fuqi për zbatim të suksesshëm të reformave dhe përballje me sfidat me të cilat përballemi në këtë rrugë. Dallime kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Ne do t’i respektojmë, por nuk ka hapësirë për mospërgjegjësi, kur duhet të gjithë së bashku të vendosim për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjeneratave të ardhshme”, tha Zaev.

Theksoi edhe se ne jemi rrëfim i suksesshëm dhe model autentik për demokraci multietnike. “Ne jemi të bashkuar dhe çdo ditë e jetojmë moton evropiane “të bashkuar në dallueshmëri” dhe prandaj këtë takim e organizuam këtu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në mënyrë që ta konfirmojmë këtë vlerë tonën evropiane me të cilën krenohemi”, tha Zaev.

Gjatë vizitës së sotme në Maqedoni, pasdite pritet Mogerini të takohet edhe me liderin e VMOR-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski.

Comments