Momenti i përplasjes së të mbijetuarit të masakrës së Dubravës me zyrtarët [Video]

459

Shefqet Kabashi, i mbijetuari i masakrës së Dubravës pati sot një përplasje në ambientet e Burgut të Dubravës, derisa po mbahej një ceremoni në 20 vjetorin e kësaj masakre.

Ai prishi rendin dhe qetësinë, duke u konfrontuar me disa pjesëmarrës aty, shkruan Indeksonline.

Kabashi pati kritika për udhëheqësit e vendit, duke thënë se nuk kanë çka të kërkojnë në atë ceremoni.

I menjëhershëm ishte reagimi i policisë së Kosovës, e cila e arrestoi atë dhe në veturën e tij e gjeti edhe një armë zjarri që e posedonte pa leje.

Policia e Pejës njofton për incidentin që ka ndodhur sot në ambientet e Burgut të Dubravës ku po mbahej ceremonia e 20 vjetorit të masakrës së Dubravës.

MÖBEL THEMA

Shefqet Kabashi ka qenë dëshmitar në Hagë në procesin kundër kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës ka qenë në agjendë që të merr pjesë edhe Haradinaj por që vizita e tij është anuluar pa dhënë sqarime.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e përplasjes së Kabashit në Burg të Dubravës. /Indeksonline/

Momenti kur i mbijetuari i masakrës së Dubravës përplaset me zyrtarët në Burgun e Dubravës

Gepostet von IndeksOnline am Mittwoch, 22. Mai 2019

Comments