Lajme, Opinione — December 2, 2017 at 7:56 pm

Monstra dhe viktimat e një procesi

by


Urim SALIHU
Ata nuk janë fundamentalistë.Nuk janë as terroristë, as njerëz që marrin shpirtëra njerëzish të rinj .Ata s’janë më në burg.Janë të lirë.Triumfi i tyre është edhe triumf i drejtësisë që shpërlan jo vetëm njollën e rëndë , etiketimin e rëndë që iu mvesh me pa të drejtë atyre njerëzve, por është edhe një fitore e drejtësisë , aty ku njerëzit mund të fillojnë të shpresojnë.
As krimi, por asgjë tjetër nuk ka fe, komb, ngjyrë.Ka njerëz të mirë dhe njerëz të ashpër që duan në emër të kauzave kombëtare që përfitojnë miliona e miliona dhe të quhen më pas patriotë.Por maskat bien një ditë .Lirimi i atyre njerëzve , është një kthim i besimit .Një ndryshim, një mundësi që njerëzit bashkërisht të shikojnë të ardhmen.Por është edhe fundi i eksperimenteve me njerëzit që dënoheshin si në Procesin e Kafkës.
Ky është një moment kur gishti duhet drejtuar edhe nga Qeveria që bëri një veprim jashtëzakonisht njerëzorë por edhe Gjykata që i largoi nga dënimet e përjetshme duke i dërguar drejt lirisë , familjeve të tyre, ëndrrës për të nesërmen e shpresës.
Ata vuajtën pesë vite jo sepse qëndronin në burg, sepse burgun e ndjenim të gjithë , edhe ne përjashta.S’kishte dallim midis nesh dhe tyre.Ata vuajtën pesë vjet sepse iu mvesh një krim që nuk e kishin bërë.Ata u njollosën me pa të drejtë dhe të gjithë i shikonin si të fajshëm.Ata janë cliruar nga një peshë e skajshme sepse kanë hequr barrën jo të burgut, por të ndërgjegjes së tyre që e kanë të pastër.

Mu regjistrua në memorie pamja e një nëne që s’dinte si të gëzohej.Kështu tha prerë.Nëna e Agimit djali i së cilës vuajti kaq kohë thjeshtë pa e ditur pse duhej të ishte prapa grilave.
Një nënë me forcën e fundit që kishte një frikë .Kishte frikën nëse do kishte jetë t’a shihte Agimin e saj të lirë.T’a shihte si kthehej në vendin që në atë shtëpi të vuajtur kishte munguar për kaq kohë.
Ajo nënë mposhti sëmundjen, frikën.Ajo rezistoi sepse nuk mund të mbyllte sytë pa e parë kthimin e djalit të saj për t’i treguar botës se ai nuk është vrasës.Për t’u treguar të gjithëve se Agimi i saj bashkë me pesë të tjerët ishin viktima të një procesi .
Ajo nënë që secilin mëngjes është zgjuar e trishtuar, e këputur me ditët e ankthit dhe forcës që po i merrte fund.

Liria nuk ka çmim dhe ata njerëz mund të rinisin jetën atu ku dikush deshti t’ua ndalë me pa të drejtë.Janë kaq vite të jetuara bosh, por ata triumfuan mbi të keqen që deshti ti mposhte me gjithë forcën .Ata janë të lirë .

Comments

comments