Morën “bekimin” e Metës, Rama dhe ministrat në këmbë drejt kryeministrisë

107

Betohet qeveria e re ‘Rama 3’. Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit u betuan te Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që nisi në oren 10:00.

Pas ceremonisë, e cila zgjati shumë pak, Rama dhe ministrat dolën nga Presidenca, ndërsa iu drejtuan Kryeministrisë në këmbë. Sot do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re.

Moebel THEMA

Qeveria

Rama dhe ministrat e tij, duke respektuar sinjalistikën, kanë pritur në semafor, ku më pas kanë kaluar edhe rrugën pranë Kuvendit dhe më pas u vendosën para shkallëve kryesore të Kryeministrisë për të bërë edhe foton zyrtare.

ok1

QEVERIA E RE
1) Edi Rama- Kryeministër;
2) Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Comments