Mos u nisni për Merdar, ja çfarë po ndodh atje

73

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, ka njoftuar se kolonat në Merdar kanë vazhduar edhe sot.

Për të kaluar këtë pikë kufitare duhen mbi 2 orë, siç thuhet në njoftim nga 120 deri 150 minuta.

MÖBEL THEMA

Kolonat e gjata në hyrje janë deri në 700 metra.

Para disa ditësh, ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, kërkoi nga bashkatdhetarët që të mos e shfrytëzojnë pikën kufitare në Merdar, për shkak të punimeve që janë duke u bërë në të. Por, pavarësisht kësaj, ka disa ditë që në këtë pikë kufitare krijohen kolona të gjata.

Comments