Mot pranveror, këto janë temperaturat për sot dhe ditët në vijim

107

Që nga dita e sotme në vendin tonë do të ketë ngritje të temperaturave.

MÖBEL THEMA

Duke filluar që nga dita e sotme e deri të dielën në vendin tonë do të ketë ngritje të temperaturave, shkruan lajmi.net.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri në 10C, e maksimalet ditën e premte do të zbresin në 19C, e nga fundjava do të rriten deri në 25C.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 6-12m/s, e ditën e premte e lehtë nga verilindja 2-4m/s.

Prishtina Weather bën me dije se, shtypja atmosferike të enjten do të pësojë rënie afër vlerave normale, e nga dita e premte do të shënojë rritje të theksuar.

Të premten në mëngjes riga lokale shiu, më freskët. Nga fundjava ngrohtë dhe me diell.

9.10.2019 – Një front i ftohtë nga Evropa qendrore do të kaloj mbi rajonin tonë të enjten në mbrëmje, që sjellë vranësira dhe riga lokale shiu më vonë gjatë natës dhe të premten herët në mëngjes. Ndërsa të premten gjatë ditës do të mbajë mot më i freskët, derisa vranësirat do të shpërndahen.

Nga fundjava zona anticiklonike do të fuqizohen mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe më të ngrohtë.

10.10 – Ngrohtë. Paradite kryesisht kthjellët. Gjatë ditës vranësira dhe intervale me diell.

11.10 – Herët në mëngjes vranët dhe riga lokale shiu. Ditën vranësirat do të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

12.10-13.10 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

14.10 – Ngrohtë. Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri në 10C, e maksimalet ditën e premte do të zbresin në 19C, e nga fundjava do të rriten deri në 25C.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 6-12m/s, e ditën e premte e lehtë nga verilindja 2-4m/s.

Shtypja atmosferike të enjten do të pësojë rënie afër vlerave normale, e nga dita e premte do të shënojë rritje të theksuar. /Lajmi.net/

Comments