Moti bën kthesën e madhe në Maqedoni, nesër priten reshje shiu dhe ulje temperaturash

183

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për nesër ka paralajmëruar reshje të shiut, si dhe ulje të temperaturave për pesë deri tetë gradë.

MÖBEL THEMA

Sipas meteorologëve, nesër pasdite dhe gjatë natës, së pari në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa proceset do të jenë edhe në formë të paraqitjes së stuhive dhe vetëtimave.

Të enjten poashtu do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, si dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Comments